Kuriozitet

Shkenca tregon pse gjelat nuk shurdhohen nga këndimi i tyre

Gjelii

Ka fakte që i dinë të gjithë, si p.sh. që dinosaurët dikur kanë ecur në Tokë, por ka edhe fakte që shumica e njerëzve nuk i dinë, si p.sh. gjelave nuk iu dëmtohen veshët nga këndimi ndonëse zhurma arrin në nivele që mund ta dëmtojnë dëgjimin. Ata kanë tapa natyrale.

Në vazhdim gjeni fakte shumë interesante që ka gjasa që nuk i keni ditur.

Gjelat kanë tapa natyrale të veshëve që të mos shurdhohen kur këndojnë

Kushdo që qëndron në fshatra e di se në mëngjes gjelat me shumë gjasë iu zgjojnë nga gjumi.

Studiuesit me matjet e tyre zbuluan se këndimi i gjelit është shumë i fortë dhe arrinë deri në 140 decibel apo shumë mbi nivelin që shkakton dëmtime të përhershme të dëgjimit.

Ata poashtu zbuluan se dëgjimi i tyre ruhet sepse kur ata hapin nofullën për të kënduar, kanalet e jashtme të veshit mbyllen, duke vepruar si tapa natyrale për veshët.

Kombinimi hot-dog me pije në “Costco” ka të njëjtin çmim që nga viti 1985

Nëse shkoni në hapësirën e ushqimit në rrjetin e dyqaneve “Costco” në SHBA, mund ta merrni ofertën hot-dog me pije për vetëm 1.50 dollarë.

Me kalimin e kohës, kostoja e prodhimit u rrit, por “Costco” e zgjidhi këtë duke hapur një fabrikë për të prodhuar vetë sallamet.

Kjo nuk duket se e ka ndikuar popullaritetin, pasi në vitin 2020 u shitën 151 milionë kombo hot -dogësh me çmimin që nuk ndryshoi kurrë, për vetëm 1.50 dollarë.

Ka një restorant në Nju Jork që punëson gjyshe në vend të shefave të kuzhinës

Menuja në “Enoteca Maria” në Nju Jork është paksa e pazakontë, pasi gjysma e saj është një menu fikse italiane, ndërsa gjysma tjetër ndryshon çdo ditë. Kjo sepse çdo ditë vjen një gjyshe tjetër, jo vetëm me një menu të re, por me një kuzhinë krejtësisht të re.

Pronari vendosi ta drejtonte restorantin në këtë mënyrë pasi kishte humbur të gjitha figurat amtare në jetën e tij dhe donte të rikrijonte ndjesinë e të ngrënit në kuzhinën e gjyshes.

Një gorillë e hirtë mund të ngrehë peshë deri në 815 kilogramë

Një gorillë e njohur si “silverblack” mund të ngrehë peshë deri në 815 kilogramë. Sa për krahasim, rekordi botëror i peshë-ngritjes është pak mbi 500 kilogramë.

Kjo nuk duhet të jetë ndonjë surprizë, pasi gorillat janë primatët më të mëdhenj që ekzistojnë.

Në Singapor, kur mbush 21 vjeç, regjistrohesh automatikisht si dhurues organesh

Akti i Transplantit të Organeve Njerëzore (HOTA) u prezantua për herë të parë në vitin 1987 për shkak të niveleve jashtëzakonisht të ulëta të dhurimit të organeve.

Vetëm nga viti 2009 qytetarët dhe banorët e përhershëm regjistrohen automatikisht si dhurues.

Mund të heqësh dorë, por ndoshta nuk do ta dëshiroje këtë, pasi do të renditesh më poshtë në listën e pritjes nëse të nevojitet një transplant.

Vizitorët e një prej ishujve të Havait mund të marrin një qen strehe për aventura njëditore

Nëse shkoni në Kauai, Havaii, mund të merrni një qen nga strehimorja dhe ta çoni për shëtitje në plazh, në ecje malore ose thjesht të shëtisni rreth ishullit , shkruan The Fact Site.

Çdo qen mban një jelek të lezetshëm që tregon se është për adoptim. Qentë gjithashtu bëjnë ushtrime shumë të nevojshme, e pastaj kombinuar me jelekun, i ndihmon vendasit t’i adoptojnë.

Vezët e peshqve mund të mbijetojnë edhe pasi hahen nga një rosë

Vezët e peshkut mund të çelin edhe pasi hyjnë nga njëra anë dhe dalin nga tjetra.

Jo të gjitha speciet e peshqve mund t’i mbijetojnë një “udhëtimi” të tillë dhe edhe atëherë, jo të gjitha vezët dalin në gjendje të përsosur.

Megjithatë, kjo është një shpjegim i asaj se si pellgje dhe liqene në dukje të zymtë e pa gjallesa, papritur mbushen me peshq.

Më shumë se 700 milionë dollarë në kanaçe alumini hidhen çdo vit nga amerikanët

Alumini është një nga materialet më të riciklueshme në treg dhe gjithashtu më i vlefshmi, pasi, alumini është relativisht i rrallë por përdoret në shumë fusha, nga kanaçet e pijeve deri te aeroplanët.

Pavarësisht sasisë së madhe të aluminit të humbur nga kanaçet e hedhura, më shumë se 75% e gjithë aluminit të prodhuar në SHBA është ricikluar dhe vazhdon të përdoret.

Drerët e Arktikut mund ta shohin botën në dritë ultraviolet

Ndërsa ne nuk mund ta shohim dritën ultraviolet (UV), drerët duket se e kanë zhvilluar këtë aftësi pasi u zhvendosën në Arktik. Atyre me shumë gjasë iu është krijuar kjo aftësi për t’iu ndihmuar në një botë që përndryshe do të ishte shumë e ndritshme dhe e bardhë.

Nën dritën UV, si ushqimi ashtu edhe grabitqarët dallohen shumë më qartë pavarësisht vështirësisë që sjell bora.

Këto fakte nuk janë vetëm argëtuese, por na ndihmojnë të kuptojmë më mirë natyrën, shkencën dhe mënyrat e ndryshme se si funksionon shoqëria jonë. Edhe pse disa duken të çuditshme ose të pabesueshme, të gjitha tregojnë se sa e larmishme dhe interesante është bota në të cilën jetojmë.