Los Anxheles, 22 qershor – Një kitarë e Kurt Cobain u shit për 6 010 000 dollarë, tha sot shtëpia e ankandeve “Julien’s California”.
Kitara akustike-elektrike “Martin D-18E” është një rekord i ri botëror shitjeje, transmeton ATSH raportimin e DPA-së.
Kobain luajti instrumentin gjatë një paraqitjeje në “MTV Unplugged” në Nju Jork, në 1993, në atë që konsiderohet performanca më ikonike e grupit “Nirvana”.
Performanca u regjistrua para një publiku ”live”, pesë muaj para vdekjes së Cobain.
Cobain dekoroi qafën e kitarës me një fletë pentagrami nga albumi i grupit rok të “Poison Idea”.
Artikuj të ngjashëm
-
Artikuj të ikonave të muzikës janë shituar për 5 milionë dollarë
-
Kitara e Kurt Cobain pritet të shitet deri në 800 mijë dollarë
-
Hidhen në ankand flokët e Kurt Cobain, të prera në vitin 1989
-
Tri kitarat e Eddie Van Halenit shiten për 422 mijë dollarë
-
Kitara e Elvis Presley-it shitet në ankand për më shumë se 1 milion dollarë