Ish-modelistja dhe supermodelja gjermane Heidi Klum (46) është parë në Paris në prezantimin e parfumit '7 lovers' të Carine Roitfeld (64). Në një fustan të gjatë bardhezi, ajo e theksoi dekoltenë, gjithashtu me një prerje të madhe në kofshë dhe këmbë të holla. Ajo i mahniti fansat, sepse, siç konkluduan ata, ajo nuk kishte jelekë.
“Duket fantastike. E ka veshur një fustan të mrekullueshëm, mendoj se është më e mirë se ato që ishin në pasarelë. Vetëm se ka luajtur pak. Vitet e bëjnë të veten, megjithatë duhet të bartësh jelekë herën tjetër”, – i shkruan adhuruesit.
Në ngjarje ajo kishte shkuar me të fejuarin, me muzikantin 17 vjet më të ri Tom Kaulitz (29). Çifti është në lidhje që nga fillimi i vitit 2018, ndërsa nuk ndahen nga njëri-tjetri, gjë që shihet edhe nga fotot e përbashkëta, shkruan KOHA Ditore.
Siç thonë, nuk i kushtojnë vëmendje dallimit në moshë dhe nuk e vënë në dyshim lidhjen e tyre për këtë.
“I dashuri im është shumë vjet më i ri se unë, por nuk më intereson. Mendoj se vetëm duhet ta jetoni një jetë të lumtur dhe të mos brengoseni se çfarë mendojnë njerëzit, sepse brenga vetëm do t’ju krijojë rrudha të panevojshme. Tomi më bën një grua të lumtur. Me të është më ndryshe se që ishte në lidhjet e mëparshme. Me të mendoj vërtet seriozisht”, - tha Heidi para se Kaulitz t’i propozonte për Krishtlindje.
Nga viti 1997 deri në vitin 2002 ajo ishte e martuar me aktorin Rico Pepin, ndërsa nga viti 2005 deri 2014 me muzikantin britanik Seal (55) me të cilin i ka tre fëmijë – djemtë Henry (14) dhe Johan (12) dhe vajzën Lou ( 9).