Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Nënë e bijë në ballinën e revistës prestigjioze “Harper’s Bazaar”

Supermodelja Heidi Klum dhe vajza e saj 17-vjeçare Leni, e hijeshojnë ballinën e revistës “Harper’s Bazaar” në Gjermani.

Nënë e bijë kanë pozuar veçmas për numrin e muajit prill të revistës prestigjioze, dhe që të dyja e shfaqin bukurinë karakteristike në këto fotografi.

Klum e komplimentoi të bijën në Instagram duke i thënë se i ka trashëguar sytë e bukur ngjyrë kaltër nga gjyshja e saj.

Kjo nuk është hera e parë që dy modelet shfaqen se bashku në ballinën e një reviste. Në fund të vitit 2020 ato pozuan pranë njëra-tjetrës për revistën “Vogue Germany”, me ç’rast Leni e shënoi debutimin e saj në botën e modës.

Një muaj më vonë ajo e hapi Javën e Modës në Berlin si dhe në gusht të vitit 2021 parakaloi në sfilatën e markës së famshme “Dolce & Gabbana”. Në prill të vitit të kaluar, ajo gjithashtu u përfshi në ballinën e revistës “Glamour Germany”, 20 vjet pasi nëna e saj Heidi kishte pozuar për të njëjtën revistë.

Edhe pse Leni po i ndjekë hapat e së ëmës në këtë industri, ajo tregon se ka pranuar këshilla të shumta nga prezantuesja e emisionit “America’s Next Top Model: Germany”, dhe vazhdon ta ketë përkrahjen e saj maksimale në rrugën drejt ndërtimit të një karriere të suksesshme si modele.

Edhe E bija e Heidi Klum debuton në ballinë reviste Showbiz E bija e Heidi Klum debuton në ballinë reviste

Heidi Klum është nënë e katër fëmijëve. Babai biologjik i Lenit është biznesmeni italian Flavio Briatore, por ai nuk është i përfshirë në jetën e saj prandaj në vitin 2009, bashkëshorti i Klumit në atëkohë, Seal, e adoptoi zyrtarisht Lenin si vajzën e tij. Supermodelja gjermane dhe këngëtari britanik i kanë edhe tre fëmijë tjerë nga martesa e tyre.

{gallery}