Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Heidi Klum me imazh nudo nga pushimet

Heidi Klum është duke e shijuar jetën si e porsamartuar.

Supermodelistja, e cila së fundmi u martua me muzikantin Kaulitza, ndau një fotografi nudo bardh e zi të dielën në Instagram, shkruan People transmeton Telegrafi.

Në foto, Klum, 49 vjeçe, mbante një peshqir pikërisht poshtë gjoksit, me flokët e saj të gjatë bjonde, teksa mbi fytyrë i kalon një ylber.

“E tëra që shoh është uji”, është përshkrimi që ia ka vënë imazhit, duke përfshirë edhe disa ‘emoji’ të ndryshme, transmeton “Koha Ditore”.

Çifti u martuan në fillim të këtij muaji për herë të dytë, ceremonia e të cilëve u zhvillua në jahtin luksoz në Capri, gjashtë muaj pas ceremonisë së fshehtë në Los Angeles.

Pjesëmarrës në këtë dasmë ishin edhe katër fëmijët e modeles: Helene, 15 vjeç, Henry, 14 vjeç, Johan, 12 vjeç dhe Lou, nëntë.

View this post on Instagram

All I see is ??WATER??? ⛵️⚓️????❤️

A post shared by Heidi Klum (@heidiklum) on