Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Heidi Klum provokon imagjinatën e fansave me foton në Instagram

Modelistja Heidi Klum (46) po e tërheq vëmendjen me pamjen e saj dhe linjën vitale kudo që paraqitet, ndërkohë që ka filluar të flitet se edhe e ka rritur gjoksin.

Dhe derisa foli për frikën e saj që t’i nënshtrohet operimit, fansat e saj po shkruajnë në mediat sociale se ajo megjithatë nuk ka mundur t’u rezistonte operacioneve plastike.

Me përcjellësit e saj ajo së fundi ka ndarë një fotografi ku shihet nudo e kthyer me shpinë nga kamera, ndërsa fansat e saj nuk mund të besojnë se sa mirë duket.

“Mirëmëngjesi nga diku!”, - ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë, e cila ka mbledhur shumë komplimente falë pamjes së saj.

Kohët e fundit ajo shkoi në ndarjen e “American Music Awards” me bashkëshortin e saj të ri, Tom Kaulitz (30), shkruan KOHA Ditore. Heidi në botën e modelingut është pothuajse për 30 vjet, ndërsa mediat e huaja si dhe kritikët e modës ende e lavdërojnë pamjen e saj, veçanërisht këmbët e saj të holla. Edhe pas ndarjes së çmimeve në “American Music Awards”, Heidi u bë tema kryesore jo vetëm për shkak të gjoksit të saj, siç thonë, por edhe këmbëve.

Modelistja u martua me kitaristin e bendit Tokio Hotel për herë të dytë këtë verë. Me ta ishin edhe katër fëmijët e saj - vajzat Helene (15) e Lou (9) dhe djemtë Henry (12) e Johan (12).