Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Heidi Klum hedh poshtë spekulimet se konsumon pak kalori

Supermodelja 50-vjeçare, Heidi Klum, për të cilën u raportua se jetonte me një sasi të vogël ushqimi për të ruajtur peshën e saj të përsosur, ka reaguar duke thënë se e ndjen të nevojshme të sqarohet lidhur me këtë çështje, pasi siç ka thënë ajo edhe fansat do të mund të përpiqen të mbajnë një dietë të tillë, sipas saj, "të pamundur".

"Kjo nuk është e vërtetë100%. Nuk e di as nga erdhi kjo. Dhe kjo është arsyeja pse po më duhet të ndërhyjë dhe të them diçka. Njerëzit shkruajnë gjëra për mua gjatë gjithë kohës. Dhe shumicën e kohës nuk ka asnjë të vërtetë. Por kur më duket sikur bëhet fjalë për shëndetin e të tjerëve, atëherë më duhet të ndërhyjë. Nuk i kam numëruar kurrë kaloritë e mia. Kurrë nuk më është dashur, mund të ha atë që dua”, ka thënë Heidi për ExtraTv.

Ajo ka thënë se ha mirë qe shumë e shumë vjet. “Ju e dini, unë ndihem sikur është e gjitha në lidhje me zgjedhjet e duhura, duke bërë zgjedhjet e duhura, dhe unë e di se çfarë është e drejtë dhe e gabuar për trupin tim. Por të thuash se marr vetëm 900 kalori në ditë, është çmenduri", është shprehur ajo. (Vita Abrashi-Kajtazi)

Anëtarja e jurisë së spektaklit “America's Got Talent” ka thënë se ishte e padrejtë për ata që lexonin thashethemet e rreme, sepse sipas saj, ngrënia e kaq pak kalorive çdo ditë do të ishte e pashëndetshme për shumicën e njerëzve.