Showbiz

Heidi Klum dhe ish-bashkëshorti Seal nuk i kanë gjithnjë raportet e mira

Supermodelja e njohur gjermane, Heidi Klum, e ka pranuar se ajo dhe ish-bashkëshorti Seal, me të cilin kishte qenë e martuar nga viti 2005 deri më 2014, provojnë të kalojnë mirë me njëri-tjetrin për hatër të fëmijëve, Leni, Henry, Johan dhe Lou, por sipas saj, komunikimi mes tyre nuk është gjithmonë i këndshëm.

“Ne provojmë të kalojmë mirë aq sa mundemi. Por, gjithmonë ka një arsye pse ti i jep fund martesës me dikë, më kuptoni çfarë dua të them? Asnjë lidhje me ish-bashkëshortin nuk është e përkryer. Thjesht nuk është e mundur. Prandaj, nganjëherë e kemi vështirë të pajtohemi me njëri-tjetrin, por pastaj bëhemi të gjithë bashkë dhe gjërat shkojnë mirë. Thjeshtë, ky është realiteti ynë,” citohet të ketë thënë Klum.

Vitin e kaluar, ylli 47-vjeçar i televizionit u martua me muzikantin e bendit “Tokio Hotel”, Tom Kaultz. Klum ka treguar se i pëlqen shumë fakti që bashkëshorti i saj e ka një raport shumë të mirë me fëmijët e saj, transmeton Koha.

Modelja po ashtu është falënderuese që më në fund e ka një sistem të mirë mbështetës, ngase ditët e saj janë të ngarkuara me angazhime të ndryshme.

Ndërkohë, bukuroshja bjonde e ka pranuar se më nuk ka probleme me ushqyerje, pasi me kalimin e vjetëve, ka mësuar të kujdeset më mirë për veten dhe shëndetin e saj.