Modelja e njohur ka bërë të ditur se do të martohet, katër vjet pas divorcimit nga këngëtari Seal.
45-vjeçarja zbuloi një propozim të befasishëm nga i dashuri i saj Tom Kaulitz, 29 vjeç, në prag të Krishtlindjes, duke mos ndarë detaje më shumë se sa një emocion.
“I thashë po”, tregon Heidi, e cila për një kohë është në lidhje me Kaulitz.
Tom dhe Heidi kaluan Krishtlindjen në Kaliforni, me fëmijët e saj më të vegjël Henry, 13-vjeç, Johan, 12, dhe Lou, nëntë.
Heidi u nda nga dashnori Vito Schnabel, 31-vjeç, shtatorin e kaluar pas tre vjetësh së bashku.
Kjo ishte marrëdhënia e saj e parë afatgjatë që kur martesa e saj shtatëvjeçare me Seal përfundoi në vitin 2012, por divorci nuk u finalizua deri në vitin 2014, transmeton KosovaPress.
Modelja gjermane ishte më parë e martuar me stilistin australian Ric Pipino në vitin 1997 për pesë vjet dhe ka një fëmijë Leni 14- vjeç me biznesmenin italian Flavio Briatore.