Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Hayden Panettiere në librin autobiografik tregon përballjet e pakëndshme me disa nga yjet e Hollywodit

Hayden Panettiere

Hayden Panettiere

Foto: Associated Press

Aktorja Hayden Panettiere ka bërë një rrëfim tronditës në librin e saj të ri autobiografik “This Is Me: A Reckoning”, ku zbulon se në moshën 19-vjeçare ishte përballur me një situatë të pakëndshme nga një aktor dhe regjisor fitues i çmimit “Oscar”, ka shkruar Variety.

Ylli i serialeve “Nashville” dhe “Scream” ka treguar se ngjarja kishte ndodhur gjatë një feste private në një apartament, ku ajo po qëndronte me një grup burrash dhe gradualisht kishte filluar të ndihej në siklet, duke vendosur të largohej.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në libër, Panettiere shkruan se një burrë, të cilit nuk ia përmend emrin, iu afrua teksa ajo po vishte pallton dhe i tregoi se kishte çamçakëz të ngjitur në pantallona.

“Shikova poshtë dhe u tërhoqa e tronditur. Testikujt e këtij aktori të respektuar dhe fitues çmimesh po dukeshin nga zinxhiri i hapur i pantallonave”, ka shkruar ajo.

Aktorja ka shtuar se fillimisht mendoi se bëhej fjalë për një “shaka në gjendje të dehur”.

“Nuk më lëndoi fizikisht dhe isha e bindur se ishte një shaka në gjendje të dehur, por nuk kisha parë kurrë një burrë të rritur të bënte diçka të tillë. U shokova”, u shpreh aktorja.

Panettiere ka treguar se kishte qenë në festë me një shoqe, por nuk ia kishte rrëfyer menjëherë incidentin sepse “momenti kishte kaluar”, ndërsa situatën e kishte arsyetuar me faktin se “disa burra më të vjetër thjesht ishin të pa sjellshëm”.

Në pjesë të tjera të librit, aktorja flet edhe për eksperienca të tjera të pakëndshme.

Ajo ka kujtuar një moment në një jaht në Francë, kur një mike e kishte prezantuar me një këngëtar britanik të famshëm në të 30-at.

Sipas saj, këngëtari ishte i shtrirë në krevat, ndërsa mikja e kishte nxitur duke i thënë: “Hyr në shtrat me të”.

Panettiere shkruan se sapo mikja doli nga dhoma, ajo u largua menjëherë.

Në autobiografinë e saj, aktorja prek edhe tema personale si biseksualiteti, lidhja me Milo Ventimiglia, depresioni, abuzimi në familje dhe sfida të tjera të jetës së saj personale.