Princi Harry, gruaja e tij Meghan Markle dhe Princi Andreë nuk do të shfaqen në ballkonin e Pallatit Buckingham, si pjesë e festimeve të hapjes për Jubileun Platinum të Mbretëreshës.
Mbretërshës do t'i bashkohen më 2 qershor vetëm "anëtarët e familjes mbretërore që aktualisht janë duke kryer detyra zyrtare publike", bëri të ditur Buckingham Palace, raporton BBC të shtunën.
Pavarësisht se nuk do të shfaqen në ballkon, Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan do të udhëtojnë në Britaninë e Madhe për jubileun.
Mbretëresha, 96 vjeçe, ka në plan të marrë pjesë në disa ngjarje jubilare, njoftoi pallati.
Por pjesëmarrja e saj nuk do të konfirmohet deri në kohën më të afërt, apo edhe ditën, pasi problemet me lëvizjen e çuan atë të anulonte një numër paraqitjesh në muajt e fundit.
Një zëdhënës i Dukës dhe Dukeshës së Sussex ka thënë se ata do të vinin në Mbretërinë e Bashkuar për jubileun me dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet.
Edhe
Princi Harry dhe Meghan pritet të rikthehen sot në Britani
Çifti u tha se ishte "i emocionuar dhe i nderuar për të marrë pjesë në festimet e jubileut Platinum të Mbretëreshës".
Ngjarjet e jubileut Platinum, që shënojnë mbretërimin 70-vjeçar të Mbretëreshës, do të zhvillohen nga 2 deri në 5 qershor.