Kim Kardashian ndodhet në Londër me të dashurin e saj, Pete Davidson derisa kishte shpresuar shumë të merrte pjesë në festën e Platinumit të shtunën, por ëndrrat e yllit 41-vjeçar tashmë janë “shkatërruar” nga zyrtarët në Pallat.
Raportohet se Kim është refuzuar nga Pallati Mbretëror për të marrë pjesë në ngjarjet e rëndësishme të familjes.
Një burim i ka thënë gazetës Daily Mail se Kim rrallë refuzohet për të marrë pjesë në ndonjë ngjarje, kështu që kjo ka qenë e papritur për të, veçanërisht pasi ajo nuk e viziton shpesh Britaninë e Madhe.
“Kim dhe Pete e duan familjen mbretërore dhe dëshironin shumë të ishin pjesë e kësaj feste të veçantë”, ka thënë burimi.
Rreth 10.000 bileta u ndanë përmes një votimi publik për ngjarjen e rëndësishme dhe 7.500 bileta u janë dhënë punëtorëve kryesorë në Britani të Madhe.
Shfaqja do të jetë e mbushur me yje si Diana Ross dhe Nile Rodgers, derisa të famshëm si Sir David Attenborough dhe David Beckham gjithashtu pritet të marrin pjesë.
-
Kim Kardashian dëshiron lidhje me moshatar të saj
-
Kim Kardashian dhe motrat e saj mund të hiqen nga lista e të ftuarve në Met Gala
-
Pas vetëm nëntë muajsh, ndahen Kim Kardashian dhe Pete Davidson
-
Harry dhe Markle s’do të jenë në ballkonin e Pallatit Mbretëror për festimet e Jubileut të Mbretëreshës
-
Lidhja romantike mes Kim Kardashian e Pete Davidson përforcohet