Kim Kardashian dhe familja e saj pretendohet se janë hequr nga lista e të ftuarve për eventin e këtij viti në Met Gala, raportoi të dielën “The Mirror”.
Siç raportohet, 42-vjeçarja dhe motrat e saj, Khloe, Kourtney, Kendall dhe Kylie, të cilat morën pjesë vitin e kaluar, do të jenë ndër ato që do ta humbasin ngjarjen këtë vit në maj.
Gjatë vitit të kaluar, Kimi ka mahnitur shikuesit në gala kur u shfaq me fustanin ikonik prej ari të Marilyn Monroes së bashku me të dashurin e saj të atëhershëm Pete Davidson.
Fustani u vesh për herë të parë nga Marilyn 60 vjet më parë kur ajo këndoi për ditëlindjen e presidentit të atëhershëm, John F Kennedy në ditëlindjen e tij të 45-të.
Ajo pranoi se duhej të humbiste 16 kilogramë në mënyrë që të përshtatej me atë që është quajtur "fustani më i shtrenjtë në botë" me vlerë 4.8 milionë dollarë.