Një muze në SHBA po përballet me kritika të reja për lejimin e Kim Kardashiait që ta veshë fustanin ikonik të Marilyn Monroes, pasi fotot e reja zbuluan më shumë dëmtime në të.
Fustani, të cilin Kardashian e veshi në “Met Gala” në muajin maj të këtij viti, tani ka pëlhurë të shtrirë dhe disa kristale i mungojnë, sipas historianëve të Monroes, raportoi BBC-ja të enjten.
Pronari aktual i tij, muzeu “Ripley's Believe It or Not”, po përballet me kritika për dështim në kujdesin e duhur për fustanin e brishtë.
Monroe e veshi atë kur i këndoi "Gëzuar ditëlindjen" presidentit amerikan, John Kennedy, në vitin 1962.
Scott Fortner, i cili ka kuruar koleksionin e tij privat të artefakteve të Marilyn Monroe, postoi foto në internet që ai tha se tregonin dëme "të konsiderueshme" në fustan, pasi iu dha hua Kim Kardashianit.
Edhe
Kim Kardashian akuzohet se e dëmtoi keq fustanin e Marilyn Monroes

Në një njoftim muajin e kaluar, Ripley Entertainment Inc., tha se "u tregua kujdes i madh për të ruajtur këtë pjesë të historisë".
Ripley's e bleu fustanin për 4.8 milionë dollarë në vitin 2016, duke vendosur rekord botëror për fustanin më të shtrenjtë të shitur në ankand. Tani vlerësohet të jetë me vlerë më shumë se 10 milionë dollarë, sipas muzeut.
I stolisur me më shumë se 6.000 kristale të qepura me dorë, fustani u dizajnua nga stilisti i lavdëruar francez i kostumeve, Jean Louis.
Kardashian e veshi atë në tapetin e kuq të “Met Gala” dhe më pas u përdor një kopje e tij për pjesën tjetër të mbrëmjes.
Edhe
Kardashian tha se provoi gjithçka vetëm për t’u përshtatur me fustanin e Marilyn Monroe
Ajo e kombinoi atë me një veshje prej leshi për të fshehur pjesën e pasme të fustanit, sepse zinxhiri nuk ngrihej.
Kardashian ka deklaruar se e ka veshur fustanin e Monroes për disa minuta dhe nuk është ulur fare derisa e mbante të veshur.