Bob Mackie, disenjator i cili vizatoi skicën e fustanit i veshur një herë nga Marilyn Monroe, ka thënë se “ishte gabim i madh” për Kim Kardashianin ta vishte atë këtë vit në Met Gala, shkroi CNN të enjten.
Mackie punoi si artist skicash për Edith Head dhe Jean Louis, për të cilët ilustroi fustanin e veshur nga Monroe kur ajo këndoi “Happy Birthday, Mr. President” për John F. Kennedyn më 1962.
“Mendoj se ishte një gabim i madh”, tha ai gjatë një interviste për “Entertainment Weekly”. “Marilyn ishte një perëndeshë. Një perëndeshë e çmendur, por perëndeshë. Ajo ishte thjesht e mahnitshme”.
“Askush nuk pozon ashtu. Dhe ishte bërë për të. Ishte dizajnuar për të. Askush tjetër nuk duhet të shihet në atë fustan”, shtoi ai.
Kardashian veshi fustanin në mbrëmjen e Met Gala. Ajo e mbajti atë veshur vetëm për disa minuta në tapetin e kuq, para se ta ndërronte.
Edhe
Kardashian tha se provoi gjithçka vetëm për t’u përshtatur me fustanin e Marilyn Monroe
Ajo pati flokët e bardhë të mbledhur prapa kokës që u duk se donte t’i ngjasonte pamjes së Monroes.
“Jam shumë e nderuar që kam veshur fustanin ikonë që Marilyn Monroe e veshi më 1962”, tha Kardashian.
-
Zbulohen dëmtime të tjera në fustanin e Marilyn Monroes që e veshi Kim Kardashiani
-
Kim Kardashian akuzohet se e dëmtoi keq fustanin e Marilyn Monroes
-
Kim Kardashian vendos për herë të parë publikisht qaforen e princeshës Diana
-
Kim Kardashian dhe motrat e saj mund të hiqen nga lista e të ftuarve në Met Gala