Modelja 26-vjeçare, Hailey Bieber, është e martuar me këngëtarin e njohur, Justin Bieber, prej katër vjetësh dhe është shprehur se është e lumtur të ndajë jetën e saj me “shokun më të mirë”.
Në një intervistë për “Vogue” të Australisë, modelja ka thënë se nuk mund të mendojë për dikë tjetër me të cilin do të preferonte të kalonte kohë.
"Gjëja ime e preferuar për të qenë e martuar është sinqerisht shoqëria që ndjej se kemi. Vërtetë, ai është shoku im më i mirë në të gjithë botën. Nuk ka njeri me të cilin do të preferoja të kaloja më shumë kohë ose të bëja diçka me të”, është shprehur ajo, raportoi të dielën “Female First”.
Këngëtari 28-vjeçar nga ana tjetër, pranoi se i pëlqente të shihte gruan e tij duke punuar në markën e saj të kujdesit të lëkurës Rhode, kur u pyet për këtë biznes të gruas.
"Si bashkëshorti i saj, të shikoja se si e ndërtonte këtë kompani ka qenë gjëja më interesante", është shprehur ai.
Justin Bieber dhe Hailey Baldëin janë martuar që nga shtatori i vitit 2019.
-
Justin e Hailey Bieber më të lumtur se asnjëherë
-
Hailey Bieber: E dua veten më shumë tani që jam bërë nënë
-
Justin Bieber ndan fotografi intime familjare me Haileyn dhe djalin e tyre
-
Justin dhe Hailey Bieber shfaqen bashkë pas thashethemeve për krizë martesore
-
Justin Bieber kalon një vit “transformues”