Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Paltrow: Hollywoodi ka ndryshuar pas lëvizjes #MeToo

Gwyneth Paltrow

Gwyneth Paltrow

Gwyneth Paltrow ka thënë se Hollywoodi ka pësuar një transformim të rëndësishëm që nga fillimi i lëvizjes #MeToo. 

Aktorja 52-vjeçare, e cila është rikthyer në ekran me filmin e ri “Marty Supreme”, ka thënë se kultura e industrisë së filmit ka ndryshuar dukshëm.

“Takimet në dhomat e hoteleve nuk ndodhin më, ose nëse ndodhin, ka disa persona të pranishëm. Ai realitet ka marrë fund. Jam e sigurt që abuzimi i pushtetit ekziston ende, sepse ndodh kudo, por gjërat kanë ndryshuar”, ka thënë Paltrow për Vanity Fair.
 

Në filmin e ri, Paltrow ka xhiruar disa skena intime me aktorin Timothée Chalamet, por ka refuzuar të punojë me një koordinator intimiteti, duke shpjeguar se kjo do t’ia kufizonte performancën e saj.

“Ne menduam, ‘Jemi mirë, mund të qëndroni pak më larg’. Nëse dikush do të më tregonte çdo lëvizje, do të ndihesha shumë e kufizuar si artiste”, ka thënë ajo.
 

Edhe Paltrow thotë se ndjeu parehati gjatë xhirimin të skenave intime me Chalamet Showbiz Paltrow thotë se ndjeu parehati gjatë xhirimin të skenave intime me Chalamet

Paltrow ka pranuar më parë se e kishte arritur shumicën e objektivave të saj në aktrim para moshës 30-vjeçare. Tani, ajo është fokusuar kryesisht te marka e saj e stilit të jetesës dhe nuk e sheh më aktrimin si prioritet.

“Nëse e arrin majën kur je 26 vjeçe dhe je një person që mat suksesin me rezultate, por që, për të qenë e sinqertë, nuk e dashuron aq shumë aktrimin, atëherë fillon të pyesësh veten: ‘Kush duhet të jem tani? Çfarë duhet të ndjek?’”, ka thënë ajo për SiriusXM.