Gjykata Civile të enjten i ka dhënë urdhër mbrojtje Gjergj Zaharias, në seancën e cila u zhvillua pasi Elia Zaharia dhe Princi Leka kanë denoncuar njëri-tjetrin për dhunë.
Gjykata i dha urdhër mbrojtje babait të Elias, që u përfshi në një sherr me Princin ditë më parë.
Ndërsa për Leka Zogun dhe aktoren, procesi u shty për në datën 27 mars.
Siç raporton “TCH”, avokati i Princit kishte sjellë aktet e ekspertizës për dhunën, por avokatja e Elias jo. Gjykata urdhëroi Prokurorinë të sjellë aktet e ekspertizës për Elian dhe për këtë shkak vendosi shtyrjen e seancës.
Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë paditur njëri-tjetrin për dhunë në polici. Të dyja palët janë përplasur më datë 5 mars, kur princi ka shkuar te shtëpia për të takuar vajzën e tyre të mitur. Pas përplasjes, Leka ka denoncuar dhe babanë e Elias, Gjergj Zaharia, pasi sipas tij është fyer dhe dhunuar fizikisht nga ish-vjehrri.
Edhe
Gjashtë muaj urdhërmbrojtje për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë
Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë një vajza nga martesa e tyre, ndërkohë që prej disa kohësh ata jetojnë të ndarë dhe kanë nisur procesin e divorcit.