Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Gjykata: Princi Leka e Elia Zaharia të mbajnë distancë prej pesë metrash nga njëri-tjetri

Gjykata e Tiranës ka vendosur që ish-çifti, Princi Leka dhe Elia Zaharia, duhet të mbajnë distancë prej pesë metrash nga njëri-tjetrit, një ditë pasi u publikua një video e përplasjes fizike mes tyre.

Gjykata ka vendosur që të pranohet kërkesa për urdhërmbrojtje nga njëri-tjetri.

Princit Leka i është mundësuar ta takojë vajzën 3-vjeçare vetëm në prani të dados.

Në janar të këtij viti, Princi Leka e Elia Zaharia njoftuan se i kanë dhënë fund martesës. Dyshja u martua më 2016 dhe pas katër vjetësh u bënë prindër.

Një ditë më parë u publikua një video e incizuar nga Princi Leka, me të cilën ai pretendonte se është sulmuar fizikisht nga Zaharia dhe babai i saj. Oborri Mbretëror reagoi duke kërkuar nga policia fshirjen e pamjeve, ndërsa vetë policia ka thënë se po hetohet se kush i ka publikuar pamjet e dhunës, të filmuara nga vetë Princ Leka. Prokuroria ndërkohë ka nisur hetimet për dhunë në familje./tch