Gjykata e Tiranës të mërkurën ka caktuar nga gjashtë muaj urdhërmbrojtje për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë
Siç raporton “TCH”, Prini dhe Elia duhet të qëndrojnë në 5 metra distancë me njëri-tjetrin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas vendimit, Princi Leka mund t’i afrohet rezidencës mbretërore vetëm kur të takojë të bijën në praninë e dados dhe në këtë moment Elia Zaharia nuk duhet të jetë e pranishme në objekt.
Princ Leka dhe Elia Zaharia kishin paditur njëri-tjetrin për dhunë në fillim të marsit. Madje, Princi e kishte paditur edhe babanë e Elias. Kishte dalë një video e përplasjes mes tyre.
Princi Leka dhe Elia Zaharia në janar të këtij viti njoftuan se i kanë dhënë fund martesës. Dyshja u martuan më 2016 dhe pas katër vjetëve u bënë prindër.