Princi Leka II është martuar me Blerta Celibashin. Princi i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni private, dy vite pas ndarjes nga aktorja Elia Zaharia.
Lajmi u bë publik nga Oborri Mbretëror Shqiptar, ndërsa bashkë me të u publikua edhe fotografia zyrtare e çiftit. Fotoja është realizuar në Kështjellën Apponyi në Sllovaki, një vend i zgjedhur për të nderuar trashëgiminë e Mbretëreshës Geraldinë dhe origjinën e saj hungareze.
Pas martesës, Blerta Celibashi do të mbajë mbiemrin e familjes Zogu dhe titullin Princeshë e Shqiptarëve.
“Familja Mbretërore e ndan këtë lajm të gëzueshëm me kombin shqiptar dhe me miqtë e saj anembanë botës”, thuhet në njoftimin e Oborrit Mbretëror Shqiptar.
Artikuj të ngjashëm