Pasi që pak para ceremonisë së sivjetme të Oscarit Lady Gaga (32) e prishi fejesën e saj me Christian Carino (50), kurse publiku i “analizoi” gjërat dhe menjëherë e barti dashurinë e madhe të saj dhe Bradley Cooperit (44) nga ekrani i madh në jetën reale.
“Para së gjithash, dua të them se rrjetet sociale janë tualeti i internetit. Ju e keni parë atë që kemi dashur ta shihni. Ajo është një këngë dashurie. Është një tregim dashurie dhe ne kemi punuar shumë në të”, – i demantoi GaGa menjëherë më pas të gjitha në talk showun e Jimmy Kimmel (51).

Megjithatë, me kalimin e kohës është duke u bërë gjithnjë e më e qartë se e gjitha ishte vetëm një aktrim i mirë, ndërsa këngëtarja dhe aktorja është lidhur intensivisht me një tjetër koleg aktor, Jeremy Renner (48), për shkak të faktit se GaGa me aktorin dhe vajzën e tij po kalon shumë kohë ditëve të fundit.
Megjithatë, si duket fejesën e saj me Carinon nuk e ka kërcënuar ndonjë person i tretë, por xhelozia, ndërsa Christian pak para përfundimit të lidhjes nuk e kishte trajtuar fare mirë GaGën, shkruan KOHA Ditore.
“Ajo vendosi që nuk donte të ishte në atë lidhje më. Xhelozia e tij i tejkaloi të gjitha masat. Ai gjithmonë donte të dinte se ku ishte ajo dhe çfarë po bënte, e maltretonte me mesazhe të vazhdueshme dhe nuk sillej mirë. Miqve të saj ai nuk u pëlqeu gjithashtu”, - tha një burim i afërt me këngëtaren për mediat e huaja.