Pasi që pak para ceremonisë së sivjetme për Oscar, Lady Gaga (32) e prishi fejesën e saj me Christian Carino (50), publiku i ndërlidhi gjërat dhe menjëherë e “zhvendosën” dashurinë e madhe të saj dhe Bradley Cooperit (44) nga ekrani i madh në jetën reale.
“Para së gjithash, dua të them se rrjetet sociale janë tualeti i internetit. E keni parë atë që ne kemi dashur ta shihni. Është një këngë dashurie. Është një tregim dashurie dhe kemi punuar shumë në të”, – i mohoi GaGa menjëherë të gjitha në talk shown e Jimmy Kimmel (51).
Megjithatë, me kalimin e kohës gjithnjë është më e dukshme se e gjitha ishte një aktrim i mirë, ndërsa këngëtaren dhe aktoren e ndërlidhën me një koleg tjetër aktor, Jeremy Renner (48), shkruan KOHA Ditore.
Renner dhe Lady Gaga kalojnë shumë kohë së bashku, ndërsa aktori është adhurues i madh i muzikës, gjë që i lidh edhe më shumë, ka thënë burimi për “People”. Përveç me Jeremy, GaGa gjithashtu është duke kaluar kohë edhe me vajzën e tij gjashtëvjeçare Ava.
Lady GaGa thuhet se ende nuk u ka treguar miqve se ajo dhe Jeremy janë çift, por se ata janë aktualisht miq shumë të afërt, shtoi burimi.