Leonardo DiCaprio e Gigi Hadid “ende flasin” dhe “argëtohen”, por modelja është e lumtur me jetën si beqare dhe po përqendrohet në karrierën e saj.
Së pari ishte raportuar për një romancë mes aktorit fitues të Oscarit, Leonardo DiCaprio (48) dhe modeles Hadid (28), në shtator të vitit të kaluar.
Ndonëse të dy janë parë disa herë duke qëndruar bashkë, një burim i ka thënë “US Weekly” se ata respektojnë njëri-tjetrin, por nuk janë në lidhje.
“Leo dhe Gigi ende flasin herë pas here, dhe takohen mjaft shpesh pasi kanë rrethin e njëjtë të shoqërisë. Ata respektojnë njëri-tjetrin dhe argëtohen kur janë së bashku, por Gigi është më e lumtur të jetojë një jetë beqare e të fokusohet në vajzën e saj dhe karrierën e saj”, ka thënë Burimi.
Gigi Hadid ka një vajzë dyvjeçare me emrin Khai, me ish të dashurin Zayn Malik.