Leonardo DiCaprio po shijon kohë me aktoren Victoria Lamas, ka raportuar të mërkurën Daily Mail.
Aktori 48-vjeçar fitues i çmimit “Oscar” dhe aktorja 23-vjeçare, kanë nxitur diskutimet në publik se me lidhjen e tyre po i kontribuojnë “klubit nën 25 vjeç” të Di Caprios.
Di Caprio ka fituar viteve të fundit reputacionin e një burri që krijon lidhje vetëm me gra më të reja se 25-vjeçare, për shkak të lidhjeve të vazhdueshme me të famshme nën 25 vjeç.
Victoria Lamas është vajza e aktorit të famshëm, Lorenzo Lamas, dhe ajo ka lindur dy vjet pasi është xhiruar filmi “Titanic” në të cilin DiCaprio luan një nga dy rolet kryesore.
Javë më parë është përfolur për një lidhje të DiCaprios me supermodelen, Gigi Hadid, mirëpo duket se nuk ka asgjë mes tyre.