Aktori 48-vjeçar, Leonardo DiCaprio është në një lidhje me modelen 25-vjeçare, Vittoria Ceretti, dhe mediat kanë raportuar se ai është "i trullosur" pas bukuroshes brune 23 vjet më të re se ai.
Një burim i tha gazetës Daily Mail se aktori e adhuron Vittorian, njësoj si ajo atë.
Sipas këtij burimi ata kanë kaluar shumë kohë së bashku këtë verë, duke udhëtuar nëpër shumë vende.
Ky burim ka thënë se përkundër faktit se Leonardo është i rrethuar nga shumë vajza të bukura shumicën e kohës, ai është i gatshëm “të heqë dorë nga rrugët e tij prej një Don Zhuani”.
"Ka pasur shumë gra të fotografuara me të, duke bërë festë me të, por ajo që ai ka me Vittorian është shumë më serioze", ka thënë ky burim.
DiCaprio ka pasur lidhje me shumë gra të famshme gjatë viteve, duke përfshirë Gisele Bundchen dhe Bar Refaeli.
Edhe
DiCaprio “s'mund ta shohë veten si të martuar”
Këtë vit ylli i Hollywoodit ishte gjithashtu i lidhur me supermodelen Gigi Hadid. Për lidhjen e tij me Hadid një burim më herët kishte thënë se ata thjeshtë e "respektojnë njëri-tjetrin dhe argëtohen kur janë bashkë".
"Leo dhe Gigi ende flasin me raste, dhe ata e shihen shpesh me njëri-tjetrin, sepse kanë miq të përbashkët”, kishte thënë ky burim, duke shtuar se “pavarësisht kësaj, Gigi është më se e lumtur duke jetuar jetën si beqare". (Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi)