Lady Gaga me të fejuarin Christian Carino ishte parë për herë të parë në janar të vitit 2017.
Këngëtarja e famshme vetë nxiti thashetheme se është ndarë nga i fejuari Christian Carino.
Të dielën e kaluar Lady Gaga u shfaq në “Grammy Music Awards”, i fitoi dy gramafonë të artë dhe tregoi se është më e bukur se kurrë. Megjithatë, të gjitha këto qëndrojnë në hije të faktit se pas një kohe të gjatë në ngjarjen zyrtare ajo u paraqit pa të fejuarin, agjentin holivudian, Christian Carino.
T’ju rikujtojmë, çifti u pa së pari në janar të vitit 2017, ndërsa se sa serioze është lidhja e tyre, këtë e ka vërtetuar fakti se Christian e njoftoi këngëtaren shumë shpejt me vajzën e tij dhe i propozoi asaj.
Të dielën e kaluar në “Grammy”, Gaga kishte shkuar pa unazën e fejesës, ndërsa interneti “u çmend” nga komentet. "Bradley, bëje hapin!", është ky vetëm njëri nga komentet që e pamë. Qëkur e xhiruan filmin e përbashkët "A Star is Born", publiku po bënte tifo për çiftin e ri holivudian, edhe pse Bradley është i fejuar me seks bombën ruse Irina Shayk. Megjithatë, “kimia” midis Bradley dhe Gaga vështirë se mund të aktrohet. Gjithashtu këngëtarja nuk e përmendi të fejuarin në fjalimin e fundit kur iu nda çmimi “Grammy”.
Para Christianit, Gaga ishte e fejuar tashmë me aktorin Taylor Kinney, i cili e “pushtoi” atë pasi ishte yll i videoklipit të këngës së saj "You and I". Në vitin 2015, Taylor i propozoi asaj me një unazë unike në formë të zemrës, por dashuria zgjati deri në vitin 2016. Një kohë u fol se fejesa dështoi për shkak të aferës së tij me aktoren Lauren Cohan.
"Pragu im për gjepura nuk ekziston më kur bëhet fjalë për meshkujt. Jeta ime e dashurisë u rrënua. Kur i shita 10 milionë albume, e humba Mattin. Kur i shita 30 milionë, e humba Lucan. Kur e xhirova 'A Star is Born', e humba Taylorin. Kjo është hera e tretë që dikush ma ka thyer zemrën", zbuloi në një rast këngëtarja, me ç’rast fansat e saj u shqetësuan se tani edhe Christian mund ta lërë, veçanërisht nëse e fiton çmimin prestigjioz “Oscar” më 24 shkurt.
Megjithatë, le të shpresojmë se Christiani është mjaft i pjekur që të jetë me një grua të fuqishme dhe të suksesshme!