Showbiz

“Foo Fighters” tepër të pikëlluar për vdekjen e Neil Peartit të “shkëlqyeshëm”

Rockerët “Foo Fighters” i kanë bërë një homazh prekës bateristit të ndjerë të “Rush”, Neil Peart, duke e quajtur atë "frymëzim për miliona njerëz".

Bateristi dhe tekstshkruesi legjendar ndërroi jetë të martën pas një beteje të fshehtë me kancerin e trurit, ndërsa rockeri Dave Grohl shkroi në faqen zyrtare të bendit “Learn To Fly” në Facebook për ta nderuar yllin, shkruan KOHA Ditore.

"Frymëzim për miliona njerëz me një tingull të pagabueshëm që motivoi breza të tërë muzikantësh (si unë) për t’i kapur shkopinjtë dhe për ta ndjekur ëndrrën", shkroi ai. "Një njeri i mirë, i kujdesshëm dhe i shkëlqyeshëm i cili i pushtoi radiot dhe gramafonat tanë jo vetëm me bateri, por edhe fjalët e tij të bukura.

Dave shtoi: “Më kujtohet akoma shumë mirë kur e dëgjova “2112” kur isha i ri. Ishte hera e parë që vërtet e dëgjova një baterist. Dhe që nga ajo ditë, muzika nuk ka qenë kurrë e njëjtë.

“Fuqia, saktësia dhe krijimtaria e tij ishin të pakrahasueshme. Ai u quajt "profesor" për një arsye: të gjithë mësuam prej tij".

Bateristi i “Foo Fighters” Taylor Hawkins gjithashtu dha kontributin e tij në deklaratë, duke shkruar: "Neil Peart i kishte duart e Zotit".

Anëtarët e mbijetuar të bendit “Rush”, këngëtari Geddy Lee dhe kitaristi Alex Lifeson, e kanë ndarë gjithashtu dhimbjen e tyre pas humbjes së shokut të tyre të vjetër, duke u bërë thirrje fansave që ta "zgjedhin një grup hulumtimi të kancerit ose ndonjë organizatë bamirësie sipas zgjedhjes së tyre dhe të bëjnë donacione në emër të Neil".

Geezer Butler i “Black Sabbath” dhe Brian Wilson i “Beach Boys” janë ndër yjet e tjera që i bënë homazhe Neilit.