Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Filmi “Wonka” me aktorin Timothée Chalamet në rolin kryesor

Timothée Chalamet do ta ndryshojë përgjithmonë botën e çokollatave, kur filmi i tij i ri “Wonka” të lansohet në muajin dhjetor.

Tashmë janë publikuar pamjet e para të filmit muzikor, i cili vjen me skenar dhe regji të Paul Kingut, i shquar për realizimin e filmave shumë të dashur nga publiku “Paddington”.

“Wonka” shërben si paraardhës i filmit të vitit 1971, “Charlie and the Chocolate Factory”, ku rolin kryesor e luante Jean Wilder, kurse vjen i frymëzuar nga librat, shënimet dhe arkivi i autorit Roald Dahl.

Tani me yllin hollywoodian Timothée Chalamet në rolin kryesor, historia e filmit të ardhshëm do të shpjegojë pse Willy Wonka u fiksua pas çokollatave dhe evoluoi në një personazh kaq magjepsës.

Në këtë projekt po ashtu luajnë aktorët, Olivia Colman, Keegan Michael Key dhe Hugh Grant.

Edhe Thimothee Chalamet befason sozitë e tij Showbiz Thimothee Chalamet befason sozitë e tij

“Wonka” do të lasnsohet nëpër kinema më 15 dhjetor 2023.

Përgatiti: Edona Binaku