Ceremonia e sivjetme “Globi i Artë”, u dominua nga triumfi i filmit “Oppenheimer”, por gjithashtu vlerësime të larta pati edhe për filmin francez “Anatomie d’une Chute”. Filmi biografik i Christopher Nolan për babanë e bombës atomike mori pesë çmime dhe fitoi të gjitha kategoritë kryesore
Filmi i regjisorit Yorgos Lanthimos, “Poor Things”, u shpall fitues i çmimit “Filmi më i mirë komedi dhe mjuzikëll”, duke e mundur favoritin e mbrëmjes për t’u shpërblyer në këtë kategori, “Barbie”. Edhe aktorja Emma Stone u shpërblye si aktorja më e mirë për rolin protagonist në këtë projekt.
Filmi i Christopher Nolanit, “Oppenheimer”, u shpall “Drama më e mirë”. Po ashtu ia fitoi regjisorit çmimin për “Regjinë më të mirë”. Protagonist i filmit, Cillian Murphy, u shpall aktori më i mirë dhe Robert Downey Jr. u nderua në kategorinë “Aktori më i mirë në rol dytësor” për performancën e shkëlqyer në këtë projekt.
Aktorja e re në Hollywood, Lily Gladstone, ishte fituesja e madhe e mbrëmjes duke u shpallur “Aktorja më e mirë në dramë”, për rolin e saj në filmin “Killers of the Flower Moon”, ku luajti krahas Leonardo DiCaprios. Ajo është bërë aktorja e parë indigjene që triumfon në këtë kategori.
Në kategoritë “Aktori dhe aktorja më e mirë në komedi”, triumfuan yjet Paul Giamatti për filmin “The Holdovers” dhe Da’Vine Joy Randolph, për rolin e saj në të njëjtin projekt.
Filmi “Barbie”, që ishte nominuar në gjithsej nëntë kategori, arriti të triumfonte në dy prej tyre. U shpall filmi më arritjet më të mira kinematografike dhe në arkat filmike, dhe Billie Eilisht e mori trofeun “Kënga më e mirë origjinale” për kolonën zanore të filmit, “What Was I Made For”.
Në kategoritë për televizion, fituesit kryesorë të mbrëmjes ishin serialet, “Succession” dhe “The Bear”. Jeremy Allen White u shpall “Aktori më i mirë në komedi” për performancën në serialit “The Bear”, kurse kolegia e tij Ayo Edebiri u nderua me çmimin “Aktorja më e mirë në komedi”. Në kategoritë për dramë triumfuan aktorët, Kieran Culkin, për rolin në serialin “Succession” dhe Sarah Snook, po ashtu për projektin “Succession”. Projekti i famshëm i kanalit HBO po ashtu u shpall “Drama më i mirë”.
Edicioni i 81-të i ceremonisë “Globi i Artë” u prezantua nga komediani amerikano-filipinas, Jo Koy. Ajo u mbajt Beverly Hills të Kalifornisë dhe si tradicionalisht u shoqërua me qilimin e kuq, ku parakaluan disa nga emrat më të shquar të industrisë së filmit dhe muzikës, përfshirë këtu këngëtarët Dua Lipa (e cila po ashtu e ndau një çmim në skenë), Billie Eilish, Jennifer Lopez, Selena Gomez dhe të tjerë.
Mbrëmja filloi me një atmosferë më të zymtë, pasi komediani Jo Koy, doli në skenë për fjalimin hapës dhe preku tema jo aq të mirëpritura nga yjet e pranishme. (Përgatiti Edona Binaku)