Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Barbie” udhëheq me nominime në Golden Globe Awards

Filmat e suksesshëm në arkat filmike, “Barbie” dhe “Oppenheimer”, kryesojnë me nominime në ceremoninë e sivjetme “Globi i Artë”.

“Barbie” ka marrë nëntë nominime, ndërsa “Oppenheimer” tetë sosh, raporton “BBC” të hënën.

“Killers of the Flower of Moon” dhe “Poor Things” po ashtu janë në mesin e pretendentëve me nga shtatë nominime secili.

Kurse, yjet e Hollywoodit, Emma Stone, Leonardo DiCaprio, Cillian Murphy dhe Da’Vine Joy Randolph, janë në mesin e të nominuarve për kategoritë “Aktorja dhe aktori më i mirë”.

Disa prej kategorive ku “Barbie” dominon me nominime janë, “Aktorja më e mirë në mjuzikëll dhe komedi” për Margot Robbien, “Aktori më i mirë në rol dytësor” për yllin Ryan Gosling dhe “Regjia më e mirë” nominim ky i cili shkon për Greta Gerwigun.

Seriali “Succession” kryeson në kategoritë për televizion me nëntë nominime në total. “Only Murders in the Building”, “The Diplomat”, “The Morning Show” dhe “The Crown”, po ashtu janë në mesin e serialeve të nominuara.

Edhe Filmi “Oppenheimer”, fituesi kryesor i “Golden Globes” Showbiz Filmi “Oppenheimer”, fituesi kryesor i “Golden Globes”

Filmi jugkorean “Past Lives” kryeson me nominime nga filmat në gjuhën jo-angleze, me pesë sosh.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve prestigjioze “Globi i Artë” do të mbahet në Los Angeles më 7 janar.