Ngjarja e përvitshme ndarjes së çmimeve për botën e filmit, “Golden Globes”, u mbajt për të 81-tin vit në Beverly Hilton të Los Angelesit të dielën mbrëma.
Filmi “Oppenheimer” mori pesë çmime duke përfshirë çmimet “Best Motion Picture” dhe “Drama” më e mirë.
Projekti filmik “Succesion” mori katër çmime si seriali më i mirë televiziv e drama më e mirë serike.
Tjetri projekt filmik që mori tri çmime ishte “The Bear” duke përfshirë çmimin si seriali më e mirë televiziv i zhanrit muzikal e komedi.
Filmi më i përfolur i vitit “Barbie” që ishte i nominuar për nëntë kategori mori vetëm dy çmime për arritjen që shënoi në arkat filmike dhe çmimin “Cinematic”.
Edhe
Fituesit e çmimeve “Golden Globe”
Filmi tjetër që fitoi dy çmime ishte edhe “Killers of The Flower Moon” i Martin Scorcese. Aktorja protagoniste në këtë film, Lily Gladstone, mori çmimin si aktorja më e mirë.
Aktori Paul Giamatti fitoi çmimin e performancës më të mirë, në zhanrin muzikal e komedi për rolin e tij si Paul Hunham në filmin “The Holdovers”.
Aktorja Sarah Snook u shpërblye si aktorja më e mirë në seriale televizive për rolin e saj si Shiv Roy në serialin “Succession”.
Kënga e kënduar nga Billie Eilish për filmin “Barbie”, “What Was I made for”, fitoi si kënga më e mirë origjinale.
Aktori Cillian Murphy fitoi çmimin për performancën më të mirë nga një aktor në një film të zhanrit dramë për rolin e tij si J. Robert Oppenheimer në filmin “Oppenheimer”.
Emma Stone fitoi për performancën më të mirë në një film, muzikal apo komedi për rolin e saj si Bella Baxter në filmin “Poor Things”.
Edhe
Filmi “Oppenheimer”, fituesi kryesor i “Golden Globes”
Christopher Nolan fitoi çmimin si regjisori më i mirë në “Motion Picture” për filmin “Oppenheimer”.
Ricky Gervais fiton performancën më të mirë për “Stand Up” komedinë “Ricky Gervais: Armageddon”.