Pasi u angazhua për këtë rol, pothuajse një dekadë më parë, Dwayne “The Rock” Johnson, po e bën zyrtarisht rrugën e tij në universin kinematik “DC” me portretizimin e antiheroit ikonik, Black Adam.
Kanë mbetur vetëm një javë para se filmi të lansohet nëpër kinematë botërore, dhe si zakonisht disa pjesëtarë të mediave dhe kritikë të filmit tashmë kanë filluar t’i publikojnë online vlerësimet e tyre, të cilat janë kryesisht pozitive.
“Black Adam” e ekranizon rrugëtimin e një burri të cilit i dhurohen superfuqitë e perëndive të Egjiptit, teksa shpëton nga një varr ku kishte qenë i burgosur për 5000 vjet.
Me aktor protagonist yllin e filmave aksion, Johnson, ka shumë mundësi që ky projekt të shënojë sukses të mira në arkat filmike. Dhe kjo i nevojitet vërtetë studios “DC”, pasi është filmi i tyre i vetëm që publikohet ekskluzivisht gjatë vitit 2022, kjo pasi projektet “Shazam: Fury of the Gods” dhe “The Flash”, u shtynë për 2023-n.
Filmi vjen e regji të Jaume Collet-Serra, ndërsa në të luajnë edhe aktorët, Pierce Brosnan, Sarah Shahi dhe Noah Centineo.
“Black Adam” fillon shfaqjen nëpër kinema nga 21 tetori.