Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Henry Cavill e konfirmon rikthimin në rolin e Supermanit

Aktori 39-vjeçar, Henry Cavill, i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për ta konfirmuar lajmin se shumë shpejtë do të rikthehet në rolin e superheroit ikonik, Superman.

Ylli britanik i filmit, i cili shfaqet si Supermani në një skenë të filmit të sapolansuar “Black Adam”, në një videomesazh në Instagram deklaroi: “Përshëndetje të gjithëve. Desha të pres deri në përfundim të fundjavës për ta postuar këtë video, sepse doja t’u jepja kohë që ta shikoni filmin ‘Black Adam’. Por, tani që shumica prej jush e keni parë atë, desha ta konfirmoj lajmin se jam rikthyer në rolin e Supermanit. Fotografia që po e shihni në këtë postim dhe ajo që e keni parë në filmin ‘Black Adam’, është një pjesë e vogël e projektit që vjen shumë shpejtë”.

Tutje, aktori i falënderoi fansat për durimin, duke ju premtuar se do të shpërblehen kur ai të rikthehet në ekran të madh si superheroi shumë i dashur i publikut anembanë botës.

“Doja t’ju falënderojë të gjithë juve për mbështetjen dhe durimin. Ju premtoj se do të shpërbleheni për këtë”.

Ndërkohë, producenti Hiram Garcia në një intervistë të fundit insistoi se Supermani do të jetë një pjesë e rëndësishme e filmave të ardhshëm, “Black Adam”. Ai tha së Henry do të vazhdojë të luajë së bashku me Dwayne ‘The Rock’ Johnsonin, qoftë si aleatë apo si kundërshtarë.