Aktori David Corenswet, që ka luajtur në filmin “Look Both Ways” do ta zëvendësojë të larguarin Henry Cavill në filmin e ri të Supermanit, “Superman: Legacy”, raporton “Daeadline”.
Aktori 29-vjeçar, që kurrë nuk ka pasur një rol kryesor në një produksion të madh, do të luajë rolin e Clark Kentit përkrah Rachel Brosnahanit 32-vjeçare, që do ta luajë rolin e Lois Lanet. Rachel do ta zëvendësojë në këtë rol Amy Adams.
Consswet më herët kishte luajtur në filmin e Hollywoodit, “The Politician”, dhe në filmin e “A24”, “Pearl”.
“Superman: Legacy” është e paraparë të shfaqet më 11 korrik të vitit 2025.

Artikuj të ngjashëm
-
“Superman” sjell një mesazh shprese në një botë të ndarë
-
“Superman” rikthen superheroin e dashur të publikut
-
Henry Cavill e konfirmon rikthimin në rolin e Supermanit
-
Abbott nuk di asgjë për filmin e ri të X-Men, në të cilin do të luajë
-
“Avengers: Doomsday” me Robert Downey Jr. në rolin e Doctor Doom