Vitin e kaluar e patëm një hit të papritur kur horrori A Quiet Place u mirëprit nga kritikët dhe publiku.
Filmi “A Quiet Place” është xhiruar me 17 milionë dollarë dhe i ka fituar rreth 340 milionë në mbarë botën, prandaj pritjet nga vazhdimi janë sigurisht të mëdha si për studion Paramount ashtu edhe për fansat e filmit të parë. Regjisori John Krasinski nuk e kishte planifikuar vazhdimin ose të paktën nuk kishte planifikuar vazhdim kaq shpejt. Ai pranoi kur e mori idenë për filmin e ri, për të cilin shpejt u dakordua me studion.
"Me këtë vazhdim e kemi të gjithë botën. Tani e dimë se e gjithë bota kalon atë që e kaluam ne. A duhet të mbijetojnë edhe njerëzit e tjerë kështu? Do t’i shohim disa rrethana të reja, do të hulumtojmë se si njerëzit jetojnë. Çfarë do të ndodhë më pas?", tha Krasinski për idenë që e ndau me studion Paramount dhe e cila tani ka filluar me realizimin, gjykuar nga Twitteri.
Në vazhdim kthehet Emily Blunt si Evelyn e cila, me fëmijët e saj Regan (Millicent Simmonds) dhe Marcus (Noah Jupe), takohet me disa të mbijetuar, shkruan KOHA Ditore. Për shkak se role në film kanë fituar edhe Cillian Murphy dhe Brian Tyree Henry, supozojmë se ata do të jenë po ashtu nga të mbijetuarit, por pyetja e vetme është nëse ata do të jenë në anën e së mirës apo të keqes. Krasinski nuk do të luajë në film për arsye të logjikshme.
Ende nuk dihet titulli zyrtar, por e dimë se kur mund ta presim filmin në kinema, që është më 20 mars 2020.
-
John Krasinski rikthehet me pjesën e tretë të “A Quiet Place”
-
“A Quiet Place Part II” shënon hapjen më të mirë në Amerikë prej fillimit të pandemisë
-
Paralajmërohet vazhdimi i tretë i filmit “A Quiet Place”
-
Blunt dhe Krasinski e sollën premierën botërore të filmit "A Quiet Place II"
-
Fragmenti për "A Quiet Place 2" e zbulon atë që na interesonte të gjithëve