John Krasinski ka konfirmuar se do të rikthehet si skenarist, regjisor dhe producent për filmin “A Quiet Place Part III”, pjesën e tretë të sagës së njohur horror. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale të premten, ai bëri të ditur se filmi do të dalë në kinema më 9 korrik 2027.
Ende nuk janë zbuluar detaje për kastin apo rrjedhën e ngjarjeve në këtë kapitull të ri. Krasinski shkroi, drejtoi, prodhoi dhe interpretoi në filmin e parë të serisë, përkrah bashkëshortes së tij, Emily Blunt, si dhe aktorëve Noah Jupe dhe Millicent Simmonds.
Filmat ndjekin mbijetues të ndryshëm në një botë të shkatërruar nga krijesa të rrezikshme që reagojnë ndaj zhurmës.
Vitin e kaluar u publikua filmi prequel “A Quiet Place: Day One”, me regji nga Michael Sarnoski dhe në rolin kryesor Lupita Nyong'o.
-
Bota virtuale bëhet reale në filmin “Jumanji: Open World”
-
Sean Penn do të jetë regjisor i filmit me Bradley Cooperin për sulmin e Capitolit
-
Meryl Streep e gatshme ta luaj Miranda Priestlyn në “The Devil Wears Prada 3”
-
“Dune: Part three”, finalja e sagës së famshme
-
Bradley Cooper vjen për të tretën herë si regjisor me “Is This Thing On?”