Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Fëmijët e Kim Porterit e P.Diddyt thyejnë heshtjen

Femijet e Kim Porter dhe P.Diddyt

Fëmijët e Kim Porter dhe P.Diddyt

Fëmijët e reperit, Sean Combs të cilët i ka me ish partneren, tashmë të ndjerën Kim Porter, po flasin për herë të parë pas spekulimeve se ka një libër që po qarkullon online për vdekjen e saj.

Quency Brown, 33 vjeç, Christian 27 vjeç dhe binjaket Jessie dhe D’Lila Combs, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët në rrjete sociale rreth nënës së tyre, Porter, e cila vdiq në vitin 2018 në moshën 47-vjeçare, shkruan CNN.

“Kemi parë shumë gënjeshtra që na kanë lënduar për marrëdhënien e prindërve tanë, Kim Porter dhe Sean Combs, si dhe për vdekjen tragjike të nënës tonë, për të cilën e kemi të nevojshme të flasim. Pretendimet se nëna jonë ka shkruar një libër janë thjesht të pavërteta. Ajo nuk ka shkruar libër”, thuhet në deklaratën e gjatë të fëmijëve.
 

Ata kanë thënë se çdokush që pretendon se ka kopje të këtij libri është duke gënjyer.

“Kim’s Lost Words: A journey for justice, from the other side”, titullohet libri i publikuar i cili është bërë bestseller në Amazon si libër kujtimesh i Porterit.

Edhe Diddy për ditëlindje nga burgu flet me fëmijët në telefon Showbiz Diddy për ditëlindje nga burgu flet me fëmijët në telefon

Debati për shkaqet e vdekjes së Porterit ka vërshuar rrjete sociale dhe fëmijët e saj po i kundërshtojnë këto spekulime. 

“Ishte tejet e vështirë të pranohet se si ishte e mundur që të vdiste kaq herët, shkaqet e vdekjes ka kohë që dihen, nuk ka pasur asnjë manipulim”, thuhet tutje në deklaratë.
 

Vdekja e Porterit mendohet të ketë ndodhur për shkak të sëmundjes së pneumonisë, ndërkohë që kohët e fundit tragjedia ka nisë të ripërfolet për shkak të telasheve që Sean Combs, i njohur si P.Diddy, ka me ligjin.

Fëmijët kanë kritikuar gjithashtu edhe ata që sipas tyre po shpërndajnë informacione të pasakta mbi humbjen e nënës së tyre.
 

“Ne jemi tejet të prekur se si bota ka krijuar spektakël nga ajo që për ne ishte tejet tragjike. Nëna jonë duhet të kujtohet si grua e bukur, e fortë, e këndshme dhe e dashur. Kujtimi i saj nuk duhet ndotur me teori të tmerrshme konspirative”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e fëmijëve, të cilët nuk i përmendën problemet ligjore të babait të tyre.

Edhe Djemtë e P.Diddyt me dokumentar për babanë e tyre Showbiz Djemtë e P.Diddyt me dokumentar për babanë e tyre

Combs dhe Porter ishin në lidhje nga viti 1994 deri më 2007 dhe bashkë kanë djalin, dhe dy vajzat binjake, ndërkohë që djalin Quency Brown, të cilin Porter e kishte me këngëtarin Al B.Sure, Combs i ndihmoi ta rriste.

Biznesmeni e producenti i njohur mund të dënohet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor ndaj të gjitha akuzave të një mori padish kundër tij, ku akuzohet për shantazh, konspiracion, trafikim seksual, prostitucion e drogim, ndaj të cilave është deklaruar i pafajshëm, ndërkohë që lirimi me kusht i është mohuar dy herë.