Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Fansi i Selena Gomezit arrestohet pasi tentoi të futej brenda shtëpisë së saj

Një fans e yllit të muzikës, Selena Gomez, është arrestuar të dielën, pasi ka tentuar të hyjë në shtëpinë e këngëtares.

Rojet e sigurisë së shtëpisë së saj, e kanë penguar të dyshuarin të futej në pronën e Selenës në Los Angeles, raportoi “TMZ” të hënën.

I dyshuari ka kapërcyer gardhin rreth orës 1:00 të mëngjesit.

Policia e ka arrestuar të dyshuarin derisa po përpiqej të largohej nga shtëpia e këngëtares.

Fansi ka thënë në polici, se këtë veprim e bëri vetëm për ta takuar Selena Gomezin.

Raportohet se ai ka disa akuza për shkelje të ligjit.