Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Arrestohet një njeri në afërsi të shtëpisë së Taylor Swiftit

Një njeri është arrestuar në afërsi të shtëpisë së yllit të mirënjohur të Hollywoodit, Taylor Swift, pasi një fqinj lajmëroi policinë, raporton CNN.

I dyshuari, i cili kishte pranuar se ka shkuar për ta parë Swiftin, është parë shumë herë në afërsi të shtëpisë së yllit.

Përgjatë të shtunës policia ka pranuar disa thirrje prej fqinjëve të Swiftit, që lajmëruan se një njeri ishte duke ndenjur jashtë shtëpisë së saj duke mos dashur të largohej.

Zëdhënësi i policisë së New Yorkut ka thënë se ky person është munduar edhe ta hapte derën e shtëpisë.

“Policia më pas e kishte arrestuar njeriun pasi ka mësuar se kishte dy kërkesa nga gjykata që nga viti 2017 dhe nuk ishte paraqitur”, ka thënë një burim departamenti i Policisë së New Yorkut.

Megjithatë nuk është konstatuar se ky person është munduar të hyjë në shtëpinë e Swift, pasi që burimi i policisë ka thënë se nuk ka prova që ky person ka dashur të futet brenda në shtëpi.