Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

I shkoi 30 herë te shtëpia Taylor Swiftit, arrestohet 33-vjeçari

Një burrë është akuzuar për përndjekje dhe ngacmim pasi u arrestua afër shtëpisë së këngëtares Taylor Swift. Ai ishte parë aty dhjetëra herë të tjera në dy muajt e fundit dhe vazhdimisht i ishte kërkuar që të largohej.

33-vjeçari u dërgua në mbajtje pasi dikush thirri policinë duke e lajmëruar si një burrë që po vëzhgonte shtëpinë e Swiftit, raportoi AP.

Një urdhër mbrojtjeje është lëshuar po ashtu.

Në akuzë thuhej se burri ishte parë afër shtëpisë së këngëtares rreth 30 herë që nga 25 nëntori dhe i ishte kërkuar me dhjetëra herë që të qëndronte larg shtëpisë.

Shtëpia e Swiftit në Manhattan është bërë cak për vjedhje disa herë kur ajo nuk ishte aty, por edhe nga fansa të saj.