Një prej yjeve më të mëdha të muzikës, Taylor Swift, i ka dhënë përkrahje Kamala Harrisit për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA që mbahen në nëntor. Swift ka njoftuar se do ta përkrahë Harrisin pas përfundimit të debatit presidencial të martën mbrëma mes Harrisit e kandidatit republikan Donald Trump, raporton agjencia “AP”.
“Mendoj se është një udhëheqëse e palëkundur, e talentuar dhe besoj se mund të arrijmë shumë më tepër në këtë vend nëse udhëhiqemi nga qetësia dhe jo kaosi”, ka shkruar Swift në faqen e saj në “Instagram”, ndërsa përfshiu edhe një vegëz për regjistrim të votuesve.
Për tri orë postimi i saj mori mbi 4.9 milionë pëlqime.
Artikuj të ngjashëm
-
Trump: Taylor Swift do ta paguajë çmimin që mbështeti Harrisin
-
S’dorëzohet Kamala Harris, synon t'i futet garës për presidente edhe një herë
-
Trumpi përgatitet për emërimet e posteve kryesore, Harrisi zotohet ta ndihmojë tranzicionin
-
Harrisi ia uron fitoren Trumpit
-
Harris u bën thirrje qytetarëve që të votojnë