Një fans i obsesionuar pas yllit televiziv dhe afaristes së famshme, Kylie Jenner, është arrestuar nga policia jashtë shtëpisë së saj.
Motra e vogël e familjes Kardashian/Jenner e cila është shtatzënë me fëmijën e dytë, në të kaluarën kishte siguruar urdhër ndalesë nga gjykata kundër, Jrue Mesganit, kjo pasi ky i fundit disa herë i ishte afruar pa leje pronës së saj në Los Angeles. Prandaj, të dielën më 26 dhjetor ai u arrestua për shkeljen e këtij dokumenti ligjor.
Sipas portalit “TMZ”, policia ishte thirrur në shtëpinë e Jennerit kjo pasi sigurimi e kishte spikatuar Mesganin në afërsi të pronës, i cili po i binte ziles dhe po provonte ta kalojë portën e shtëpisë. Ai u arrestua për shkelje të urdhër ndalesës së ngritur kundër tij, dhe nuk mund të largohet nga burgu pa i paguar 20 mijë dollarë për lirim me kusht.
Përgjatë vjetëve, Kylie ka pasur disa herë probleme me fansa të obsesionuar dhe në fillim të këtij muaji, një burrë ishte arrestuar në pronën e saj pasi e kishte kaluar gardhin dhe kishte trokitur në derën e shtëpisë, duke e kërkuar bukuroshen 24-vjeçare për t’i propozuar martesë.
Edhe pse fatmirësisht e kishte ngatërruar shtëpinë, burri në fjalë përfundoi duke u arrestuar për futje pa leje në pronë private dhe ishte dërguar në polici.
Edhe
Kylie Jenner ka siguruar urdhër ndalesë ndaj fansit të obsesionuar
Po ashtu në muajin qershor, një tjetër burrë ishte dërguar në polici pasi kishte refuzuar të largohet nga prona e yllit televiziv në momentin që ishte konfrontuar nga sigurimi. Ai insistonte se dëshironte ta takojë miliarderen e famshme për t’ia shprehur dashurinë personalisht.
Jenner nuk ishte në shtëpi në ato momente kur kishte ndodhur incidenti, dhe sigurimi i saj e kishte ndaluar burrin deri në momentin që është shfaqur policia. Thuhet se kjo nuk ishte hera e parë që ky person ishte shfaqur në shtëpinë e saj në Los Angeles, por në të kaluarën ishte larguar vullnetarisht nga prona kur i është kërkuar nga sigurimi.