Taylor Swift raportohet të ketë pasur një vizitor të padëshiruar në shtëpinë e saj në New York të enjten e kaluar.
Sipas një raporti nga TMZ, një fans i çmendur u arrestua pasi përplasi makinën e tij në banesën e këngëtares së hitit "Blank Space" në orët e para të mëngjesit.
Oficerët e zbatimit të ligjit i thanë mediumit se burri u pa duke vozitur në rrugën e gabuar përpara se "të kthehej mbrapsht dhe të godiste ndërtesën".
Dikush në vendngjarje besohet se ka telefonuar 911, duke bërë që oficerët e departamentit të New Yorkut të shfaqen dhe ta marrin burrin në paraburgim dhe ta çojnë në një spital aty pranë.
Ai raportohet se po përballet me akuza të mundshme për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur dhe vepër kriminale, pasi policët pretenduan se ai ishte dukshëm i dehur gjatë incidentit.
Oficerët e zbatimit të ligjit vunë në dukje gjithashtu se burri pretendoi se nuk do të largohej nga zona derisa të takonte Swift-in, megjithëse është e paqartë nëse fituesja e shumëfishtë e çmimeve “Grammy” ishte apo jo në shtëpi në atë kohë.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja ballafaqohet me shkelës të padëshiruar në pronën e saj, pasi vetëm disa muaj më parë një tjetër përndjekës u arrestua pasi tentoi të depërtonte në pallatin Tribeca.
Në gusht të vitit 2021, burri me emrin Patrick Nissen ishte në gjendje të depërtonte në hyrje të rezidencës në Manhattan, duke nxitur oficerët ta arrestonin dhe më vonë ai u akuzua për shkelje kriminale të shkallës së dytë.