Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Fansi i propozon martesë Dua Lipës derisa po performonte, e refuzon në mënyrë të ëmbël

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë një propozim për martesë nga një fans derisa ajo po performonte në turneun e saj botëror “Future Nostalgia”, shkroi të dielën Daily Mail.

Mirëpo, këtë propozim ajo e refuzoi në një mënyrë të ëmbël. Ajo ia kushtoi këtij fansi një nga këngët e saj.

Në një video që është bërë virale në TikTok, këngëtarja 26-vjeçare, shihet teksa performoi në skenë, kur iu drejtua një djali në turmë dhe i tha se po përpiqet ta lexojë se çfarë shkruan në bluzën e tij.

“Çka thotë ajo?”, pyet Lipa për mbishkrimin “Marry me Dula peep”, në maicën e këtij fansi.

Superylli vazhdon duke thënë: Fatkeqësisht nuk mund të martohem me ty, por mund ta dedikoj këtë këngë nëse dëshiron?

Edhe Callum Turner flet për martesën me Dua Lipën Showbiz Callum Turner flet për martesën me Dua Lipën

Kënga të cilën ajo e këndoi pas këtij bashkëbisedimi në distancë me fansin e saj, ishte “Good in Bed”.