Reperja e njohur amerikane, Megan Thee Stallion, e ka postuar një imazh të mistershëm në llogarinë e saj në Instagram, për të cilin fansat kanë filluar të spekulojnë se e paralajmëron titullin e albumit të saj të ri.
Stallion e postoi përkufizimin e fjalës “Traumazine”, që sipas saj lidhet me një element kimik i cili përhapet në tru, kur dikush detyrohet të përballet me emocione të shkaktuara nga ngjarjet apo eksperiencat traumatike, raporton portali “NME”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithëse nuk kishte shpjegim krahas postimit, fansat e reperes besojnë se “Traumazine” do të jetë pikërisht titulli i albumit të saj të dytë, që vjen pas atij të vitit 2020, “Good News”.
Besohet që albumi i ri do të publikohet shumë shpejtë pasi të hënën (8 gusht), Stallion e postoi një tjetër mesazh në Instagram ku shkruhej: “Është afruar koha”, duke vazhduar tutje me shpjegimin se ky incizim po e bënë të ndihet e vrazhdë por edhe seksi, si dhe i paralajmëroi adhuruesit se në të përfshihen disa gra të fuqishme të industrisë së muzikës.
Gjatë këtij viti, reperja e famshme i ka publikuar katër këngë, “Pressurelicious”, “Plan B”, “Flamin’ Hottie” dhe “Sweetest Pie”, që ishte një bashkëpunim me këngëtaren me prejardhje kosovare dhe famë botërore, Dua Lipa.
Stallion e ka konfirmoi lajmin se me 24 gusht do të interpretojë në sallën koncertale, “Brixton Academy”, në Londër, pak para se të performojë në festivalet “Reading” dhe “Leeds”.