Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Megan Thee Stallion brengoset për shëndetin mendor të fansave

Reperes amerikane, Megan Thee Stallion, i intereson shëndeti mendor i fansave të saj, shkruan CNN-i.

Ylli i muzikës e ka krijuar një ueb faqe të titulluar, “Bad Bitches Have Bad Days Too”, e cila u ofron vizitorëve një listë të gjerë dhe të larmishme të organizatave që ofrojnë terapi falas, shërbime të ndryshme ndihmëse për të gjithë personat që përjetojnë kriza mendore, dhe lokacione ku mund të gjejnë ndihmë për abuzimin e substancave.

Një vëmendje speciale i kushtohet sigurimit të burimeve për të gjithë pjesëtarët e komuniteteve tradicionalisht të margjinalizuara.

Për shembull, ekziston një linjë me një organizatë e cila i ndihmon anëtarët e komunitetit LGBTQ të gjejnë psikoterapistë me ngjyrë, dhe një seksion që i thekson organizatat si, “Black Emotional and Mental Health Collective” dhe “Melanin and Mental Health”, të cilat synojnë t’u ofrojnë ndihmë personave afrikano amerikan dhe latinë.

Emri i ueb faqes së krijuar nga rep-artistja amerikane, vjen nga rreshtat e këngës së saj “Anxiety”.

Edhe “E shtyva veten përtej limiteve”, Stallion flet për problemet shëndetësore që i ndërprenë shfaqjen Showbiz “E shtyva veten përtej limiteve”, Stallion flet për problemet shëndetësore që i ndërprenë shfaqjen

Vitin e kaluar, Megan Thee Stallion, foli publikisht rreth faktit se kishte ndjekur seanca me psikologun, pas vdekjes së nënës së saj, Holly Thomas, nga kanceri në tru në vitin 2019.

Yllin e hitit “Body” do ta shohim së shpejti në rol të dyfishtë në emisionin më të shikuar humoristik në SHBA, “Saturday Night Live”. Reperja do të shërbejë si prezantuese dhe performuese e këtij shou më 15 tetor të këtij viti.