Këngëtarja me famë botërore e me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, është kujdesur që ndjekësve të saj me probleme me shëndet mendor t’u sigurojë këshillime pa pagesë.
Siç ka bërë të ditur vetë këngëtarja në rrjete sociale, këtë e ka bërë për shkak se edhe vetë në të kaluarën ka pasur probleme të tilla.
Ylli ka ndarë një video në llogarinë e saj të rrjetit social Instagram, përmes së cilës ka treguar se ka bashkëpunuar me platformën online të shëndetit mendor, “Better Help”, për t’ua mundësuar ndjekësve të saj këshillimin pa pagesë.
“Jam shumë e emocionuar që po bashkëpunoj me ‘Better Help’, në mënyrë që të ju dhuroj një muaj terapi pa pagesë për shëndetin mendor. Mendoj se është shumë me rëndësi që të kujdesemi për veten. Për mua kjo është forma më e madhe e të shprehurit të dashurisë për vet veten”, ka thënë Rexha në video.
Ajo gjithashtu ka treguar së më parë kishte menduar se terapia për shëndetin mendor do ta bënte të dukej si njeri i dobët, por tani e mendon të kundërtën. Rexha ka thënë se kujdesi për shëndetin mendor ia ka mundësuar të mendojë më thellë për emocionet e saj dhe për t’i përballuar situatat stresuese.
Edhe
Charli XCX tërhiqet nga rrejte sociale “për ta mbrojtur shëndetin e saj mendor”
“Nëpër çfarëdo që po kaloni, le të ngrihemi që të bëhemi më të lumtur, më të shëndetshëm dhe më të fortë në 2024”, ka shkruar në fund të postimit Rexha.