Këngëtarja Charli XCX ka treguar se është tërhequr nga rrjetet sociale, siç ka thënë, për ta mbrojtur shëndetin e saj mendor.
Në një intervistë për Rolling Stone, 33-vjeçarja ka thënë se ka reduktuar ndjeshëm përdorimin e platformave si Instagram dhe Facebook.
“Kam qenë shumë më pak online. Nuk i shikoj më aq shumë gjërat. Është më mirë për trurin tim”, ka thënë ajo.
Ajo ka pranuar se, pavarësisht imazhit të saj si një artiste “shumë online”, në periudhën e fundit ka kaluar vështirësi serioze me shëndetin mendor.
“Kam qenë në një gjendje shumë të keqe mendore, ndoshta më e keqja e jetës sime”, ka thënë këngëtarja.
Edhe
Amy Adamas tregon pse ka vendosur të largohet nga rrjetet sociale
Charli ka shtuar se presioni i rrjeteve sociale dhe diskutimet e vazhdueshme për muzikën e saj i kanë ndikuar edhe fizikisht, duke ia rritur ankthin.
“Diskutimet janë shumë të zhurmshme dhe ndonjëherë bëhen shumë të rënda. Ankthi im po më ndikonte fizikisht dhe nuk mund të vazhdoja kështu”, ka thënë ajo.
Ylli ka theksuar se tani është e fokusuar në krijimin e lidhjeve më intime me publikun, përmes komunikimit më të drejtpërdrejtë.
Artisja gjithashtu ka folur për albumin e saj të ri “Music, Fashion, Film”, duke thënë se nuk planifikon të përsërisë suksesin e albumit “Brat”.
Edhe
Ashley Tisdale tregon rregullat që ia ka vendosur vetes në përdorimin e rrjeteve sociale
“E dija që nuk do ta bëja më atë album. Nuk është kreative për mua të përsëris veten”, ka thënë ajo.
Albumi i ri pritet të publikohet më 24 korrik 2026.