Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ashley Tisdale tregon rregullat që ia ka vendosur vetes në përdorimin e rrjeteve sociale

Ashley Tisdale

Ashley Tisdale

Foto: Associated Press

Aktorja e njohur, Ashley Tisdale, sigurohet që rregullisht të “pushojë” nga rrjetet sociale pasi jeta online, me të vërtetë ia “lodhë” trurin.

40-vjeçja ka folur rreth marrëdhënies që ka me rrjetet sociale si Instagrami, duke pranuar se i duhet të largohet kohë pas kohe në mënyrë që ta shijojë jetën jashtë internetit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“I dua rrjetet sociale në shumë mënyra. Mund të jenë inspiruese, të bëjnë të qeshësh e janë mënyrë e mirë për të mbajtur lidhjet shoqërore. Por nuk mendoj se aty duhet ta jetojmë jetën, gjë që më ka shtyrë të bëj rregullisht pushime  nga rrjetet sociale”, ka shkruar ajo në një postim në blogun e saj, ka raportuar People.

Tutje ajo ka shpjeguar se çdo herë që largohet i shërben si rikujtim se sa ndryshe ndihet kur është plotësisht prezente në momentet që përjeton.

“Kur nuk jam në rrjete sociale, qëndroj më shumë me shoqëri, me fëmijët e i shijoj më shumë momentet që përjetoj. Nuk më befason fare fakti që ato momente janë më të mira kur nuk e kam telefonin në dorë”, ka thënë aktorja.

Ylli ka shpjeguar se qëndrimi i vazhdueshëm nëpër rrjete sociale mund të krijojë shumë lodhje, prandaj mundohet të jetë e informuar, për rrjedhën e ngjarjeve të ndryshme, përmes mediumeve të ndryshme.

“Ajo që me të vërtetë ma lodhë trurin është volumi i madh i informacioneve. Mund ta hapësh telefonin pa menduar dhe papritur të përthith një lloj frike e zemërimi, zakonisht pa e kërkuar fare”, ka shkruar Tisdale.

Artistja ka thënë se herën e parë që “pushoi” nga rrjetet sociale i erdhi si shpërblim perspektiva dhe se mund të interesohej e të informohej por në kushtet që i vendosi vet.

“Në një moment je duke këqyrur tepihun e kuq të çmimeve ‘Grammy’ e pastaj e gjen veten duke shikuar disa video që as nuk i kë kërkuar, duke menduar se si përfundove aty”, ka thënë ajo.

Aktorja ka përfunduar postimin duke i bërë thirrje ndjekësve që të bëjnë pushime nga rrjetet sociale vetëm që të shohin se çfarë ndodh më pas.

“Nëse ndonjëherë pyeteni se si do të ishte të bësh pushim nga rrjetet sociale, ju rekomandoj shumë që ta eksploroni”, ka thënë ylli i projektit filmik “The High School Musical”.